×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Bajrami: Jemi lodhur duke ia lëshuar rrugën Kurtit – po përdhos institucionet e Kosovës

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 21:22

    Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë lodhur duke ia lëshuar rrugën kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

    Bajrami ka thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po sillen me logjikën e votave që kanë marrë në zgjedhjet e 2021’ës, teksa e quajti “përdhosës të institucioneve”, shkruan Reporteri.net.

    “Jemi lodhur duke ia lëshuar rrugën Albin Kurtit dhe ai duke u bërë shkelës i vazhdueshëm i Kushtetutës dhe ligjeve dhe përdhosës i institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Bajrami.

    Sipas Bajramit, Kurti po qëndron në pushtet në mënyrë jokushtetuese.

    “Ai në fakt në pushtet është në mënyrë komplet jokushtetuese. Neni 72 i Kushtetutës sanksionon që një deputet i cili e ka dhënë betimin dhe mban pozitë ekzekutive nuk mund të qëndrojë në të dyja”, ka thënë ajo në KTV.

    Bajrami tha se po të ishte LDK në pozitën e VV’së, deri tani institucionet do të konstituoheshin.

    “Ata paradite shajnë dhe ofendojnë…pasdite dërgojnë letra për bashkëpunim”, shtoi Bajrami.

    Ndryshe, nesër do të bëhet përpjekja e 37’të për konstituimin e Kuvendit. E propozuara e VV’së vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!