×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Bajrami: Korrupsion i madh po ndodh me energji, Prokuroria urgjent të kryejë hetime në Ministri, KEK, ZRrE dhe KOSTT

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 12:51

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë korrupsionin që sipas saj po ndodh në sektorin e energjisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas saj, çdo gjë në KEK duhet të hetohet.

    Bajrami e LDK-së madje ka parashtruar edhe disa pyetje.

    “Prokuroria e Kosovës duhet ta dijë se s’ka korrupsion më të madh sesa korrupsioni që po ndodhë me energji Duhet të hetohet çdo gjë.
    Duhet të hetohet KEK-u: Pse remontet bëhen dimrit? A është gjeneruar energji më shumë verës e natën kur nuk kemi konsum edhe aq, më pak ditën duke ndikuar në rritjen e importit? Të hetohen tenderët dhe ndikimi i realizimit të tyre në kapacitetet gjeneruese dhe rritjen e importit?”, shkruan mes tjerash Bajrami.

    Ajo kërkon që të hetohet edhe Qeveria e Ministria e Ekonomisë për sipas saj ndërhyrjet politike në KEK, ZRrE dhe KOSTT.

    Krahas tyre, Bajrami thotë se Prokuroria duhet të hetojë edhe ZRrE-në dhe KOSTT-in.

    “Kushdo që e zbardh këtë skemë do të hyjë në historinë e këtij shteti si patrioti më i madh i pasluftës. Përndryshe, nëse ky skandal i përmasave të Watergate heshtet dijeni të gjithë se do të shkatërrojë ekonominë e këtij vendi dhe do ta varfërojë çdo familje në Kosovë.
    Mos harroni, në Kosovë janë mbi 700 mijë njehsorë/matës të energjisë – një euro më shumë në muaj për secilin, llogaritni sa kushton, por rritja prej 128% sa mendoni se është? E rritja deri në 260% për 1300 biznese – sa?”, shkruan deputetja e LDK-së në Facebook.

    “Krejt këto kanë çmimin e të ardhmës së këtij vendi – nuk guxojmë me u bë peng i këtyre përfituesëve, andaj na duhet reagim! Një shtet dhe një shoqëri nuk mund të dorëzohen para veprës më të madhe korruptive që po ndodh në historinë e vendit tonë”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!