Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka adresuar akuza ndaj qeverisë Kurti II dhe institucioneve përgjegjëse për krizën në sektorin e energjisë, duke e quajtur situatën aktuale si pasojë të një “mafie energjetike” dhe skeme të thellë korruptive.
Në Debat Plus, Bajrami ka thënë se rritja e çmimit të energjisë që nga viti 2022 nuk ka ndikuar vetëm në faturat e qytetarëve, por ka shkaktuar rritje zinxhirore të çmimeve të produkteve të tjera.
Ajo akuzoi institucionet e vendit se, me apo pa qëllim, po i shërbejnë mafisë energjetike.
“Na duhet me pas të qartë një gjë; çmimi i energjisë elektrike, rritja e energjisë elektrike nuk e ka ndikimin prej vitit 2022, kur është rritur në mënyrë eksponenciale, nuk ka ndikuar vetëm ngritja e çmimit të faturës. Nuk është e vetmja kostoja e faturës që po paguajnë qytetarët. Ajo po ndikon të rritja e çmimit të të gjitha produkteve tjera. Sot jemi në një kaos total, për shkak të skemës korruptime. Të asaj që ne po e quajmë mafi energjetike, janë përjashtuar dhunshëm 1300 kompani prej shërbimit universal të furnizimit me energji elektrike. Unë po kërkon hetim. Nuk di kush e udhëheq. Kam dyshimet e mia, që institucionet tona që me dashje, me qëllim ose pa qëllim, me dije ose pavetëdije janë duke i shërbyer mafisë energjetike”, ka thënë Bajrami.
Bajrami kërkoi hetime të menjëhershme dhe përmendi emrin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili është intervistuar nga Prokuroria Speciale gjatë së enjtes.
“Mirëpo janë disa lidhje të cilat dyshimin e forcojnë edhe më shumë. Sot e patëm në prokurori Martin Berishajn. A është person i afërt me Albin Kurti dhe VV-në, a është pajisje zotëria me shtetësi të Kosovës për 24 orë. A i akne dal të dhëna nga inteligjenca financiare që janë raportuar në media që ka tërheq pare kesh nga bankomat në Kosovë më shumë se 1 milionë euro. Është duke u hetuar për atë. A është duke u hetuar që ka bërë deklarim të rrejshëm nën betim në Kuvend, evazion fiskal dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë. Ne gjitha këto i dimë… në anën tjetër a i kemi parë bisedat në Whatsapp, ku njerëz që nuk kanë kurrfarë funksione në VV vendosnin për tenderët e KEK-ut. A e kemi parë se kurrë më shumë se në këto katër vite nuk ka pas rënie të blloqeve të KEK-ut. Ka pas shtyrje të pafundme të tenderëve për remont dhe modernzimin të blloqeve…”, ka shtuar Bajrami.