×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi i nesërm

    Bajrami: Kurti ka thirrur takim për “show mediatik”, e patë sa i gatshëm është për bashkëpunim

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 11:56

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se kreu i VV-së, Albin Kurt tregoi se nuk është i gatshëm për bashkëpunim duke mos marrë pjesë në takimin konsultativ  që kryesuesi i seancës, Avni Dehari pati me krerët e partive politike.

    Bajrami tha se do të marrin pjesë në takimin e nesërm të Kurtit me liderët e partive të tjera politike, po shtoi se ka shumë gjasa që nga VV të vazhdohet me skenarin e njëjtë. Bajrami tha se Kurti ka thirrur takim për “show mediatik”.

    Ajo tha se përderisa nuk ka një marrëveshje politike, LDK-ja nuk voton asnjë kandidat të VV-së për kryeparlamentar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Se sa Kurti është i gatshëm për bashkëpunim patët mundësi ta shihni vetëm para dy minutave kur ishte në sallë dhe nuk ishte në gjendje të vijë në takim konsultativ me të gjithë liderët e partive politike. Aktgjykimi është jashtëzakonisht i qartë kur është fjala tek mënyra e votimit sepse i referohet kreut të katërt të rregullores së Kuvendit, nenit 8 ku ka një agjentë të paracaktuar të seancës dhe aktgjykimi i referohet nenit 8 të rregullores së Kuvendit. Aty janë tri pika dhe kur flitet për votimin e fshehtë e thotë qartë se neni 8 nuk ka referenca te asnjë nen tjetër që flet për ndryshimin e rendit të ditës. Me shumë gjasa ka një insistim që të vazhdohet njëjtë.  Neve po vazhdon me na u pamundësi votimi, kryesuesi nuk po e respekton rendin ditës. Ne e kemi thënë se kryetari i Kuvendit zgjidhet me marrëveshje politike dhe ne përderisa nuk kemi dhe nuk ka marrëveshje politike, nuk do të votojmë, kemi votë kundër për cilindo kandidat të VV-së. Ju takon atyre me iu përshatë partive të tjera”, tha Bajrami./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!