×
  • Lajme
  • Lajme / Punësimet në KEK

    Bajrami: Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash – e ka një hall të madh

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 9:34
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash, shkruan Reporteri.net.

    Bajrami ka thënë se shpërndarja e kartelave nga Kurti për 220 punëtorët që u punësuan në KEK këtë javë, është përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale, siç ka thënë, me metoda të paligjshme.

    Bajrami ka përmendur edhe paralajmërimin e Drejtorit të SHSKUK’së për hapjen e një konkursi për 370 pozita, që janë me ushtrues detyre qe 10 vjet. Ajo ka ngritur dyshime se pse këto pozita po shpallen në prag të zgjedhjeve.

    |Është e qartë se ky konkurs nuk ka për qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por është një tjetër mashtrim dhe manipulim elektoral. Gjithashtu, është e kuptueshme që edhe sikur konkursi të hapet sot, si proces nuk do të përfundojë para datës 9 shkurt. Pra, është manipulim dhe maltretim i qytetarëve për të ju marrë votën.

    Albin Kurti ka një hall të madh, ai po e di mirë që mbështetja për të ka rënë. Në mungesë të rezultateve konkrete për qeverisjen e tij katër vjeçare “krejt dhe drejt” tani po përdor çdo mjet për të shpëtuar veten. Por koha e fushatave me manipulime dhe premtime boshe po merr fund, 9 shkurti është afër. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!