×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Kurti premtoi se nuk do të paguaj rrymë për serbët në veri, por që dy vite ka paguar plot 98 milion euro

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 14:34

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendin ku po diskutohet për punën dy vjeçare të Qeverisë, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për nepotizëm, duke thënë se në dy vjet qeverisje nuk është bërë asgjë në Kosovë.

    Bajrami ka deklaruar se me këtë qeveri në krye nuk ka as projekte, as investime, e as transparencë dhe institucione jofunksionale.

    Sipas saj, premtimet që i ka dhënë kryeministri Albin Kurti, në qeverisje nuk i ka përmbushur, dhe se institucionet janë mbushur me familjarë.

    “Asnjë punë, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë rrugë, asnjë shkollë, zero transparencë, institucione vakante jofunksionale, ky është bilanci i qeverisë Kurti. Keni ardhur në pushtet me premtime të mëdha. Krejt politika juaj ekonomike është reduktuar në lëmoshë. Për transparencë të mos flasim, dy vite qeverisje asnjë listë e publikuar”, ka thwnw ajo.

    Sipas Bajramit, Kurti në kohën kur ka qenë në opozitë kishte premtuar se nuk do të paguaj energji elektrike për serbët e veriut, por sipas saj as këtë premtim nuk e ka mbajtur dhe për dy vite ka paguar plot 98 milion euro.

    “Kurti në opozitë ka premtuar se nuk do të paguaj energji elektrike për serbët e veriut por për dy vite ka paguar plot 98 milionë euro. Çka ndodhi ku mbeten premtime ku mbetën ndryshimet? Ku është banka zhvillimore e fondi sovran? Kemi rënie të prodhimit vendor dhe rënie të konsumit. Është rritur tatimi në pronë, punësim ka në Gjermani por në Kosovë nuk ka. Krejt çka keni bërë në drejtësi i shohim me rastin e Martin Berishajt. Kryeministri thoshte se familjarët janë për dasma, sot dasmat lirisht mund t’i bëni në institucione se krejt familjarët i keni aty. Besoj që duhet të ju vij turp për votat që i keni marrë, për këto dy vjet nuk e keni pasur asnjë pengesë të vetme për realizimin e programit tuaj qeverisës”, ka thënë ajo në debatin që po zhvillohet në Kuvend për punën dyvjeçare të Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!