×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Kushtetuta nuk është llastik

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 22:03

    Hartuesi i Kushtetutës se Kosovës Arsim Bajrami ka komentuar deklaratën e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte thënë se Kushtetuta e Kosovës mund të ndryshohet sepse nuk është Bibël.


    Bajarami në “CONTEXT” tha se Kushtetuta nuk është Bibël por as nuk është llastik që të zgjatet sipas kërkesave të Bashkimi Evropian, por është një akt i sovranitetit.

    “ Kushtetuta nuk është plastelinë apo llastik që të zgjatet sipas kërkesave të Bashkimit Evropian po është një akt i sovranitetit të popullit dhe populli është pronar i Kushtetutës nuk është Lajçaku apo Brukseli”– ka thënë Bajrami.

    Për të parë emisionin e plotë klikoni në videon më poshtë:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!