×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Lajçak me kërkesën për asociacionin e shpalosi një të fshehtë të BE-së

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 19:00

    Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me kërkesën e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e ka shpalosur një të fshehtë të Bashkimit Evropian.


    Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se tani kur korrigjimi i kufijve nuk për kërkohet, Bashkimi Evropian po e kërkon shpëtimin tek asociacioni.

    “Ai ka zbuluar fshehtësinë e BE-së në dialog. Haptazi po shihet se tani kompromisi nuk po kërkohet te ideja e korrigjimit të kufijve – tani po kërkohet shpëtimi te asociacioni”.

    “Lajçak po e shpreh qëndrimin e BE-së se do të bëhet një trysni ndaj palës kosovare që ta pranojë një asociacion për ta arritur cakun – të ketë në dy anët lëshime dhe kompromise”.

    “Pala kosovare e ka të limituar procesin e dialogut. Asnjë lider i Kosovës nuk do të lejonte të shkelet Kushtetuta”.

    “Ne duhet shohim se ndoshta kemi bërë gabim që se kemi kryer asociacion para 5 vjetëve. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është dashur që të përmbyllet kjo temë”.

    “Duke mos e bërë këtë, ne tash e kemi lënë në dorë të BE-së dhe ajo po shfrytëzon këtë”.

    “Ajo çfarë duhet bërë pala kosovare është sa më shpejt të hartojë statusin e asociacionit. Formimi i asociacionit është një obligim ndërkombëtar – duhet miratuar statuti dhe duhet të jetë në përputhje më kushtetutën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!