×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Bajrami-Muratit: Po merresh me programin e LDK-së për të larguar vëmendjen nga bisedat në Whatsapp – qytetarët do të votojnë kundër korrupsionit

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 12:41

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili në një postim në Facebook kishte komentuar programin e kësaj partie, gjë që sipas saj ai po e bën një gjë të tillë për të larguar vëmendjen nga bisedat e rrjedhura në Whatsapp, shkruan Gazeta Online Reporeri.net.

    Sipas Muratit, LDK-ja me programin e saj do ta fus shtetin në borxh publik, gjë për të cilën Bajrami thotë se partia ku ajo bën pjesë synon që të ndertojë projekte që do t’i mbesin Kosovës edhe për 100 vitete e ardhshme, ndërsa ia ka përmendur disa projekte konkrete.

    “Po, Hekuran, ne do të marrim borxh sepse synojmë të ndërtojmë projekte që do t’i mbeten Kosovës për 100 vitet e ardhshme. Po, kemi 5 miliardë euro investime publike, por do të ketë projekte konkrete, si Central me gaz, linjë e gazit nëpër Kosovë, spitali i ri, fshati olimpik, infrastrukturë për kulturë, unaza e jashtme e Prishtinës dhe plot projekte të tjera”, ka shkruar Bajrami.

    Bajrami ka thënë se partia ku ajo bën pjesë nuk pranon të vijë në pozitë që edhe pas katër vitesh mandat të mos jetë në gjendje të listojë tri projekte kapitale.

    Sipas saj, qeveria Kurti s’ka përmbushur asnjë premtim të vetëm.

    “Ne nuk pranojmë të vijmë në pozitën tënde që pas katër vitesh mandat dhe 12 miliardë euro buxhet të shpenzuar, të mos jesh në gjendje të listosh as tre projekte kapitale.
    Unë edhe të mirëkuptoj ty dhe kryeministrin tënd kur dilni në foltore dhe flisni krejt përçart, sepse s’keni çfarë t’u thoni qytetarëve, as çfarë t’u premtoni, sepse s’keni përmbushur asnjë premtim, asnjë të vetëm”, shkruan tutje kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së.

    Ajo madje ka listuar disa nga premtimet e Qeverisë Kurti, e që siç thotë Bajrami s’kanë çka t’u thonë tjetër qytetarëve, veç të tregojnë barcaleta, të fyejnë e ofendojnë.

    Bajrami e LDK-së, gjithashtu ka përmendur edhe çmimet që sipas saj janë rritur gjatë këtij katër-vjeçari.

    Për Bajramin, qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votojnë kundër korrupsionit dhe do të votojnë LDK-në.

    “Më 9 shkurt qytetarët do të votojnë për ndryshim, do të votojnë për projekte të mëdha, do të votojnë kundër korrupsionit. Do të votojnë me shumicë për LDK, numrin 124”, ka shkruar Bajrami.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!