×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Nuk ka vota as për Qeveri të VV-së dhe as të ish-opozitës

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 22:15

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka vota as për një qeveri të Vetëvendosjes, por as të ish-opozitës.

    Bajrami në Kanal 10 tha se as partitë ish-opozitare nuk i kanë 61 vota për formimin e mundshëm të një qeverie.

    “Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës. Që Kurti nuk i ka votat tani më kjo është evidente. Duhet shumë sinqerisht të flasim me qytetarët, nuk i ka votat as ish-opozita, i kemi numëruar nuk janë 61 vota”, ka thënë Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!