×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami sfidon Kurtin: Mos ik, eja në debat, i kapim shkumësat e shohim a je në fitim a në humbje

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 18:53

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit bëri në një tubim në Podujevë.

    Përmes një video-adresimi, Bajrami u shpreh se është gënjeshtër që ndërmarrjet publike qendrore kanë operuar me humbje para se të vinte ai në pushtet.

    “…Konkretisht, [Kurti] paska përmend vitet 2016-2019, dhe paska thënë që humbja akumulative e këtyre ndërmarrjeve paska qenë 59 milionë euro. Ndërkohë, sipas tij, pas ardhjes së LVV-së në pushtet, në vitet 2021-2023, këto 17 ndërmarrje publike qendrore paskan gjeneruar fitim prej 139 milionë euro. Sinqerisht, nuk e di se si kryeministri në ikje jep deklarata dhe shifra të tilla kur e di që ne jemi këndej pari dhe i lexojmë raportet”, u shpreh Bajrami.

    Ajo i quajti “propagandë” dhe të “pavërteta” këto deklarime.

    Ndiqni më poshtë videon e saj:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!