Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ftuar në emisionin DPT te Fidani mbrëmë, ka thënë se Vetëvendosje nuk është më 50 për qind siç ka qenë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje sipas saj, VV tani nuk është as 35 për qind.
Ajo tha se ka shumë të pakënaqur, duke përmendur këtu policët, pensionistët, shoqërinë civile, infermierët, mediat e mësuesit.
Sipas saj, të gjitha shtresat që e kanë votuar atë në zgjedhjet e fundit, tanimë janë të zhgënjyera.
“Jo absolutisht, ska shanse. Jo 50, por sështë as 35 %, absolutisht nuk është. Me kë është, policët i ke të pakënaqur, inferimerët, mësuesit, shoqërinë civile i ke të pakënaqur, pensionistët, mediat. Me kë don me dalë VV e para, me sondazhe të porositura, po, përndryshe nuk ka shanse. Të gjitha shtresat që e kanë votuar me shumicë në zgjedhjet e fundit, tani janë të zhgënjyera. Nuk e ka asnjë premtim të vetëm që e ka realizuar”, tha deputetja e LDK-së./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.