Albulena Balaj, zv.kryeministre ka komentuar deklaratat nga opozita se zgjedhja e një zëvendëskryeministri serb zbeh legjitimitetin e Qeverisë Hoti.
Balaj thotë se është Albin Kurti që për herë të parë ia dha Listës Serbe dy ministri, ndërkohë që emëroi për vete një këshilltar serb.
“Në asnjë mënyrë nuk e zbehin legjitimitetin. Kjo qeveri është legjitime, sikurse cdo qeveri tjetër. Harrojnë që për herë të parë në Kosovë dy ministri i janë dhënë Listës Serbe pikërisht nga Albin Kurti. Mos të harrojmë të tjerat. Kurti ka pasë këshilltarë që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është ajo që duhet të bëhet temë, e jo emërimi i një zv/kryeministri” tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.