Deputetja Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë.
Ajo për tha se beson që kjo qeveri do të jetë më përkrahëse për komunitetin boshnjak, prandaj edhe ka marrë një vendim të tillë si deputete e pavarur.
“Mendoj që Hoti është më transparent dhe ka më shumë vullnet për të bashkëpunuar me ne. Unë kam qenë përfaqësuese në hartimin e programit qeverisës për problemet e boshnjakëve dhe kam përfshirë programin tonë”, ka thënë Balje për KlanKosova.
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi sot gjatë ditës ka thënë se i kanë 64 vota të sigurta për nesër. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.