×
  • Lajme
  • Lajme

    Balla kritika Kurtit: Vendose karantinë, tani asnjë mësues i Kosovës s’do vaksinohet në Shqipëri

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 9:22

    Opinionisti Sokol Balla, duke iu referuar masave të reja anti-Covid që ka vendosur Qeveria e Albin Kurtit, thotë se tashmë asnjë mësues shqiptar nga Kosova nuk do të shkojë të vaksinohet në Shqipëri.


    Kjo, sepse sipas vendimeve të Qeverisë Kurti nëse kalon nga Kukësi për në Morinë duhet të vetëizolohesh, ndërsa nëse kalon nga Morina për në Kukës nuk ka karantinë.

    Qenka vendosur karantine per te gjithe ata qe kalojne nga Kukesi per ne Morine. Por nuk ka karantine nese kalon nga Morina per Kukes.

    Tani asnje mesues nga KS nuk guxon te vije te vaksinohet ne Kukes, se rrezikon nga karantine, deri vendin e punes. Ncncnc…”, shkruan Balla.

    Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftuan se nuk do t’i vaksinonin mësuesit me vaksina të prodhuara nga shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë, si Rusia dhe Kina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!