×
  • Lajme
  • Lajme

    Balla vizitë në Konsullatën e Kosovës në Toronto

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 17:25

    Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Toronto, ku deklaroi se Shqipëria dhe Kosova kanë një model konsullatash të përbashkëta, që duhet të shtrihet edhe në Toronto.

    “Modelin e kemi të mirë, të Mynihut, Milanos dhe do të ishte një mbështetje e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë këtu,” deklaroi Balla në takim me Kadri Dakaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto.

    Prej disa vitesh, Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje ndërministrore për bashkimin e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!