×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Bamirësi nga Peja i siguron strehë e bukë 32-vjeçarit që dikur jetonte mes mbeturinave

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 19:43

    Një 32 vjeçar nga Peja, me probleme të shëndetit mendor dhe i cili po i kalonte ditët, mes mbeturinave është strehuar nga një bamirës, i cili po kujdeset për të.

    Ekipi i gazetës online Reporteri.net ka qëndruar në qytetin e Pejës, konkretisht në vendin ku tashmë 32-vjeçari, i riatdhesuar nga Gjermania po jeton një jetë normale.

    Për gjendjen e tij, mënyrën si e kalon kohën, ka folur bamirësi Argjend Kelmendi, që i ka dhënë strehë e ushqim.

    “Unë e kam pa videon që e keni publiku në Facebook. Pas disa ditëve e kam parë Musën në rrugë. E kam marrë, e kam strehu, e kam larë. E kam çu ia kam hjek flokët. E kam marrë prej vullnetit të mirë, pa asnjë qëllim të keq.”, tregon Kelmendi.

    Ai tha se 32-vjeçari nuk është agresiv siç është përshkruar.

    Kelmendi tha se nuk ka nevojë nga askush për ndihmë sepse për të gjitha kujdeset vetë,

    Po ashtu ai ka treguar se ka biseduar edhe me nënën e 32-vjeçarit, e cila gjendet në Gjermani/

    “Këtu nuk hjek keq për kurrgjë.”, tha Kelmendi.

    Edhe vetë 32 vjeçari shprehet shumë i lumtur pasi u strehua.

    Reporteri.net ka kontaktuar edhe me nënën e 32-vjeçarit. Ajo shprehet e lumtur që dikush e strehoi të birin, por ka shqetësim se mos po bënë ndonjë problem.

    Rrëfimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!