Banorët e lagjes “Kalabria” në kryeqytet janë mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me planin urbanistik të komunës për këtë lagje, raporton gazeta online Reporteri.net.
Pas një diskutimi që kanë pasur jashtë, ata janë lejuar që të futen në sallën ku po mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal, e ku në rend dite nuk është futur plani rregullues për Kalabrinë.
Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje. Kryetari, Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për Kalabrinë. Ai përplas disa herë me asamblistin e VV-së, Gëzim Sveçla.
Përfaqësuesit e banorëve të Kalabrisë, kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarit të tyre, Bastri Tërnava, i cili është arrestuar të enjten me arsyetimin se e ka kërcënuar kryetarin Përparim dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.
Një nga ta ka adresuar edhe sharje në drejtim të Ramës, derisa ai ishte në foltore duke folur.
Përpjekjet për ta shfuqizuar planin zhvillimor aktual po bëhen për ta ndryshuar koeficientin e ndërtimit, me kërkesën për ta rritur atë në më shumë se 2.4 sa është aktualisht. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.