×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Kamenicës: Të rinjtë po ikin, Qëndron Kastrati ndërton shesh 1 milion euro

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 17:46

    Qëndron Kastrati me gjasë ka buzëqeshur kur ka kuptuar se përfundimisht projekti i tij për një shesh në Komunën e Kamenicës po realizohet.


    Por, këtij projekti të kryetarit të Komunës së Kamenicës duket se nuk i kanë buzëqeshur shumë qytetarët e kësaj komune në skaj të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Dhe arsyeja është kostoja për ndërtimin e sheshit prej 1 milion eurove.

    “Së bashku po e rikthejmë gjallërinë në komunën tonë dhe po i përmbushim zotimet tona. Projekti për bulevard ka vlerën 1,000,000.00 euro dhe aktualisht po bëjmë hulumtimin si fazë e parë për implementim. Urime të gjithëve!”, është statusi i Kastratit për këtë projekt.

    Komentet e qytetarëve për këtë projekt kishin qenë negative. Për ta është absurde të ndërtohet një shesh me një vlerë kaq të madhe për një komunë të vogël, qytetarët e së cilës po ikin çdo ditë në Evropë dhe Kroaci.

    Kujtojmë se në disa raste u raportua se grupe të rinjsh nga Kamenica po sigurojnë viza pune për në Kroaci. Madje mbrëmë, faqja kamenicapress raportoi se saktësisht 49 të rinj janë larguar vetëm mbrëmë nga Kosova. Kjo ishte shoqëruar edhe me fotografi nga autobusi që nisej për Kroaci. Kjo komunë njihet që ka shumë qytetarë në diasporë.

    Më poshtë i gjeni disa nga reagimet e qytetarëve për këtë projekt, të bëra në profilin e facebook-ut të Qëndron Kastratit: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!