×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e këtij fshati në Malishevë mblodhën mijëra euro për vendosjen e shkronjave UÇK

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 23:56

    Për vetëm pak ditë, banorët e fshatit Ngucat mblodhën mijëra euro për vendosjen e shkronjave “UÇK” në fshatin Ngucat.


    Rreth 20 mijë refugjatë, lanë shtëpitë e tyre, e ia mësynë fshatit Ngucat gjatë luftës në Kosovë.

    Këta ndiheshin me të sigurt në këtë fshat të Malishevës, ku po operonte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Por, pavarësisht kësaj, nuk mungonin sulmet nga larg të forcave serbe ndaj civilëve të paarmatosur.

    Për këtë, edhe thirrja për ndihmë ishte e madhe.

    E dy dekada me pas, malet ku u strehuan pas luftës dhe ku luftoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, banorët e fshatit Ngucat, nuk i harruan.

    Organizatat e dala nga lufta në bashkëpunim me banorët e Ngucatit, mbi këtë fshat, vendosen tri shkronja, që mund të shihen nga shumë pjesë të Kosovës.

    Por, për çfarë kishte shërbyer kjo pikë, që tani e mori emri Kodra e UÇK-së?

    Helshani thotë se me të dëgjuar për vendosjen e akronimit UÇK, banorët iu përgjigjen pozitivisht këtij projekti.

    Edhe për përurimin e Kompleksit “Kodra e UÇK”, është zgjedhur një datë e veçantë.

    Ndërkohë, ani pse kompleksi është në ndërtim e sipër, duket se ka filluar ta tërheq vëmendjen e vizitorëve.

    Sipas organizatorëve, vetëm të dielën e kaluar, mbi 200 vizitorë ishin për ta vizituar këtë kompleks, ku po bëhen përgatitjet e duhura që vendi të shndërrohet në atraksion turistik.

    Ndërkohë e gjithë kjo, ka gjetur përkrahjen edhe të Komunës së Malishevës.

    Nga Komuna e Malishevës, thonë se kanë kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës, që vendi ku u vendosen shkronjat, të shpallet zonë me interes të veçantë. /T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!