×
  • Lajme
  • Lajme

    Bardhyl Meta i reagon Bislimit të VV-së: Lajm shkencor, si COVID-19 s’e prek Vetëvendosjen

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 20:49

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka reaguar ndaj deklaratës së Besnik Bislimit i cili ka thënë se asnjë zyrtar apo aktivist i Vetëvendosjes nuk është i infektuar me koronavirus pas tubimit të 12 qershorit në Prishtinë.


    Meta ka ironizuar me Bisimin duke thënë se Vetëvendosja qenka imune ndaj koronavirusit, shkruan Reporteri.net.

    “Komenti: Qenka imune VV-ja nga Covid19?! Ky “Fakt” – gjithsesi, ështē “Lajm Shkencor””, ka shkruar Meta në Facebook.

    Ky është shkrimi i tij:

    Besnik Bislimi, Nënkryetari I Vv-së, paska deklaruar se “Asnjë zyrtar apo aktivist i yni nuk është infektuar me Covid-19 pas tubimit të 12 qershorit”!

    Komenti: Qenka imune VV-ja nga Covid19?!

    – Ky “Fakt” – gjithsesi, ështē “Lajm Shkencor”!?

    Urojē që t’a rrok-in bota e shkencës gjithandej – Institutet kërkimore e shkoncore elitate të botës!

    Ndërkohë, po mē bie ndermend, se edhe punësimi “shēnonte ngritje rreth mbi 6% nē Qeverisjen e VV-së dhe “Ministrit Bislimit”!? – përdallim prej gjithë botës, ku kishtë rënie drastike, dhe, mes tjerash, Mbretëria Bashkuar zbardhte faktin se shënjonte kulmin e ngritjes së papunësisë!?

    Shnet, shnet… /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!