Opinionisti Bardhyl Meta e ka përgëzuar kandidatin e Partisë Demokratikë të Kosovës për kryetar të Prishitnës, Uran Ismaili i cili hoqi nga pozita e deputetit për të i’u përkushtuar garës për të parin e kryeqytetit.
Ai në emisionin “Politiko”, të Kanal 10 ka thënë se do ta përdorë shprehjen që e përdori kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, kur tha se ‘Ia heq kapelën ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për menaxhimin e pandemisë”.
“Për mendjen time kemi një ngritje të standardeve në këto zgjedhje, kemi kandidatë interesant. Nëse e marrim garën e Prishtinës mundem me përgëzu, nëse flasim me gjuhën e Gërvallës që e përdori në rast të gabum, ia heq kapelën kandidatit të PDK-së Uran Ismaili i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit. Ishte shembull se njeriu është i sinqertë për ta dhënë votën qytetari i Prishtinës, për dallim prej ministrit Arben Vitia i cili as nuk po vjen në debate, as sun po e menaxhon pandeminë, as nuk po jep dorëheqje. Ai me gjasë edhe në pizhama e ka mindilin, me rëndësi e ka ‘lookun’ se sa substancën e pandemisë, problemet edhe vet Prishtinën ”, tha ai shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.