×
  • Lajme
  • Lajme

    Bardhyl Meta: Ia heq kapelën Uran Ismailit

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 23:03

    Opinionisti Bardhyl Meta e ka përgëzuar kandidatin e Partisë Demokratikë të Kosovës për kryetar të Prishitnës, Uran Ismaili i cili hoqi nga pozita e deputetit për të i’u përkushtuar garës për të parin e kryeqytetit.


    Ai në emisionin “Politiko”, të Kanal 10 ka thënë se do ta përdorë shprehjen që e përdori kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, kur tha se ‘Ia heq kapelën ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për menaxhimin e pandemisë”.

    “Për mendjen time kemi një ngritje të standardeve në këto zgjedhje, kemi kandidatë interesant. Nëse e marrim garën e Prishtinës mundem me përgëzu, nëse flasim me gjuhën e Gërvallës që e përdori në rast të gabum, ia heq kapelën kandidatit të PDK-së Uran Ismaili i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit. Ishte shembull se njeriu është i sinqertë për ta dhënë votën qytetari i Prishtinës, për dallim prej ministrit Arben Vitia i cili as nuk po vjen në debate, as sun po e menaxhon pandeminë, as nuk po jep dorëheqje. Ai me gjasë edhe në pizhama e ka mindilin,  me rëndësi e ka ‘lookun’ se sa substancën e pandemisë, problemet edhe vet Prishtinën ”, tha ai shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!