Nga 3800 produkte medicinale sa janë të regjistruara në vend, aktualisht diku mbi 60 për qind e tyre janë nga vendet e Bashkimit Evropian, të pasuara nga rajoni, vendi dhe tregjet aziatike.
Megjithëse në të kaluarën tregu farmaceutik në Kosovë dispononte më shumë ilaçe evropiane, sesa kaq.
“Nga vendet e Bashkimit Evropian ka pasur më shumë përqindje të produkteve dhe vërehet një rritje e produkteve të vendeve që nuk janë të Bashkimit Evropian”, tregon kreu i OFK-së, Arianit Jakupi.
Sipas Odës së Farmacistëve të Kosovës arsyeja pse kompanitë e mëdha të BE-së janë larguar është për shkak se tregu kosovarë është i vogël, nuk është atraktiv dhe fuqia e blerjes është e ulët përfshirë këtu edhe konkurrencën në raport me produktet që vijnë nga tregjet aziatike, të cilat janë më çmime më të lira, raporton Klan Kosova.
Nga Oda bën me dije se në draft ligjin e ri për produkte dhe pajisje medicinale po punohet që të gjendet një opsion më i mirë që nxit regjistrimin e barnave të BE-së në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.