Lideri demokrat Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e djeshme kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se ka dërguar një emisar tek një ish-komandant i UÇK-së duke i ofruar tendera dhe para, vetëm që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për kryedemokratin.
“Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë’ tha Basha te Syri.net.
I pyetur se cili është ai, Lulzim Basha tha “S’kam ndërmend të ta them fare. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta” tha ai.
Kryeministri Edi Rama në javët e fundit, që pas momentit që kupola e UÇK-së u dërgua në Hagë akuzoi rivalin e tij politik Lulzim Basha lidhur me rolin e tij kur ishte pjesë e UNMIK, por edhe “Shtëpinë e Verdhë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.