×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Grupe civile serbe të afërta me Vuçiqin po trajnohen në Rashkë për të gjuajtur me armë

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 23:37
    Dimal Basha, deputet

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se grupe të caktuara të afërta me Vuçiqin, janë duke u trajnuar në Rashkë në përpjekje për ta destabilizuar veriun.

    Këtë informatë, Basha tha se po e bazon në burime që vinë nga Agjencia e Intelegjencës së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “AKI ka informata se grupe civile serbe po trajnohen në Rashkë për gjuajte me armë”, tha ai në T7.

    Ndonëse mendon se nuk do të ketë konflikte, Basha tha se është e rëndësishme që NATO të jetë në dijeni për këto grupe kriminale.

    “Ka edhe raportime tjera por nuk duam t’i bëjmë publike. Por është me rëndësi që KFOR të marrë masa. Nuk besojmë se do të ketë konflikte, por është me rëndësi të potencojmë se ka serbë që kanë të kaluar kriminale dhe janë të lidhur me grupe kriminale dhe janë të afërt me Vuçiqin”, shtoi ai.

    Këtë lajm e ka konfirmuar më herët edhe Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e kësaj Agjencie.

    Ajo tha se këtë informacion e kanë marrë nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, i cili raportoi sot para Komisionit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!