Politikani nga Shqipëria, Lulzim Basha, ka folur për jetën e tij familjare.
Ai thotë se nuk do të ishte i njëjti, po të mos e kishte bashkëshorten e tij në krahë.
Basha, kur u martua me Aurelën, u kthyen bashkë në Tiranë nga Kosova, e lidhur me këtë, ka diçka për të thënë për popullin tonë.
“Mua më pëlqen populli shqiptar, kosovarët më pëlqyen dhe më pëlqejnë jashtë mase, sepse e kam nënën kosovare”, tha Basha, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova.
“Kur shoh vajzat kosovare të zgjuara, të mira, nga Dua Lipa e Rita Ora, më bëhet zemra mal për suksesin e tyre”, tha tutje ai.
Ndër të tjera, ai flet për vështirësitë që ka në jetën mes familjes dhe politikës.
“Fushata ta merr gjithë jetën personale, s’mbetet gjë. Edhe angazhimi publik, politik është i tillë gjithashtu. Por në fund ka diçka, një balancë minimale, sepse nuk mund të jesh asgjë, pa qenë në radhë të parë njeri dhe familjar. Pra në çdo profesion është familja që paguan taksën e punës s prindit”, u shpreh Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.