Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se për gjashtë vite janë investuar 4 milionë euro.
Tutje, Basha ka thënë se “më shumë kanë pas armatim e plumba komandantët nëpër oda se ushtria në kazerma”.
Ndërkohë, ka thënë se Qeveria Kurti ka ndarë mbi 200 milionë euro për këtë qëllim për tri vite.
“Nga viti 2014 – 2020, pra kjo opozita që rrehin gjyks për ushtri sot, 𝐩ë𝐫 𝟔 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐢 𝐤𝐚𝐧ë 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝟒 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧ë euro për blerje të sistemeve të armatimit. Me përkthy në numra, për 6 vite këta kanë nda pare për m’i ble përafërsisht 4 mijë kallashanikova (AK47), pa plumba. Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma. Për dallim, Qeveria e Albin Kurtit për tri vite ka nda 𝐦𝐛𝐢 𝟐𝟎𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧ë 𝐞𝐮𝐫𝐨 për blerje të sistemeve të armatimit”, ka shkruar Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.