×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha: Nuk jap dorëheqje se shpallet non grata Berisha

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 8:22

    Lulzim Basha përsëriti qëndrimet e tij, se nga dje Partia Demokratike është shkëputur nga e shkuara dhe fokusi është tek e ardhmja.

    Ai ka deklaruar se asnjë kryetar partia nuk ka pse të japë dorëheqjen vetëm se Sali Berisha shpallet non grata.

    Basha deklaroi se foksi i PD është largimi i qeverisë Rama, që sipas tij gjysma duhet të ishte në dyert e SPAK.

    Basha: Sali Berisha është e shkuara dhe ne jemi shkëputur nga e shkuara. Çdo demokrat që kërkon t’i bashkohet betejës tonë për të larguar Edi Ramën jam gati të bëj gjithçka.

    Asnjë kryetar i PD kushdo që të jetë nuk ka pse të japë dorëheqjen se pse shpallet Berisha non grata. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ai zgjodhi rrugën e tij.

    Fokusi nuk do jetë e shkuara dhe ai, fokusi jonë është e ardhmja. Ne kemi një pengesë të madhe që është një regjim i korruptuar, qeveria më e korruptuar e Evropës, gjysma e të cilës në një vend normal duhet të ishte në paraburgimin e SPAK. Ne do të luftojmë që Shqipëria të kthehet në një vend normal.

    Nuk i duam atje sepse janë kundërshtarët politik, por janë armiq të shqiptareve

    Nuk kam ndërmend të tërhiqem 1 milimetër nga kjo betejë dhe do ti pri kësaj beteje deri në fitore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!