Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha u takua sot me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Basha pas takimit për mediat zbuloi çështjet që u diskutuan në takimin mes tyre. Kryeopozitari shqiptar theksoi se me Escobarin diskutoi dhe për aktualitetin politik në Shqipëri dhe rajon, me fokus kryesisht Kosovën.
Kryedemokrati bëri me dije se shpalosi qëndrimin e palëkundur të Partisë Demokratike për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, gjë që ishte mbështetur edhe nga vet Escobari.
“Me zotin Escobar, diskutuam për të gjitha çështjet e aktualitetit politik shqiptarë, natyrisht edhe për situatën në rajon, me theks të veçantë, sigurisht për ato çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe në veçanti me Kosovën. Ku ia bëra të qartë zotit Escobar, qëndrimin e Partisë Demokratike për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës. Në përputhje me përkushtimet e ndërmarra sipas paketës Ahtisari që çojnë në pavarësinë e Kosovës dhe në përputhje me angazhimet që të gjithë shtetet që e kanë njohur Kosovën kanë në raport me integritetin territorial të saj. Jam i kënaqur t’iu raportoj se në këtë qëndrim që paraqita kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të zotit Escobar”, deklaroi Basha.
“E pres Bashën në Washington”, Esobar flet pas takimit me kreun e PD-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.