Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha e ka nisur vizitën e tij dy ditore në Kosovë. Pas takimi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Basha ka thënë se nëse bëhet kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, vendimi i tij i parë do të jetë largimi i pagesës prej pesë euro për kalim në Rrugën e Kombit, shkruan Reporteri.net.
Ai i ka dhënë mbështetje edhe nisjes së procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. Basha tha se ky dialog duhet të përfundojë vetëm me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.
“PD-në do të keni një partner të devotshëm. Konfirmoj se një ndër vendimet e para të mia si kryeministër i Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, që është vendim i padrejtë që ngadalëson zhvillimin ekonomik”, tha ai.
I pyetur se nëse është në Kosovë, pas paralajmërimit për ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Special, ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Basha ka thënë se ai nuk është qëllimi i vizitës dhe se vizita e tij në Kosovë është e vonuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.