×
  • Lajme
  • Lajme / Fotografi

    “Bashkë – Gjithmonë”, Kryeqyteti shtron iftar në katedrale

    Reporteri
    21 Mars 2025 | 18:43

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqyteti ka shtruar një iftar në Katedrale.

    Ai në një postim në Facebook, ka publikuar fotografi nga iftari ku shihet bashkë me prijësit fetarë myslimanë e katolikë, në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

    “Kryeqyteti shtron iftar në katedrale. Bashkë-Gjithmonë”, ka shkruar kryetari Rama.

    Toleranca fetare njihet si një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!