Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndrojnë për vizitë në Kiev të Ukrainës.
Rama e Abazoviq kanë ndarë pamje nga Kievi mëngjesin e së mërkurës, duke thënë se shkuan atje për t’iu ofruar mbështetje të sinqertë Ukrainës, shkruan Reporteri.net.
Në Kiev po qëndron edhe gazetar Baton Haxhiu. Mediumi i tij “Albanian Post” ka publikuar pamje të Haxhiut nga Kievi, ku thuhet se ai po qëndron atje në cilësinë e gazetarit.
“Gazetari Baton Haxhiu ndodhet në Kiev, ku në çdo hap, krerët e shteteve dhe gazetarët po eskortohen nga Forcat Speciale RENEA, thuhet në postimin e publikuar.
Ditë më parë për vizitë në Kiev ka qenë edhe Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani. /Reporteri.net