×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkë me Klintonin në Kosovë vjen edhe një personalitet shumë i rëndësishëm

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 13:05

    Bashkë me Bill Clinton edhe Madeliene Albright arrin në Kosovë.


    Përveç ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, në Kosovë ka arritur edhe ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeliene Albright.

    Clinton dhe Albright, arritën para pak minutash në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

    Dy miqtë e mirë të Kosovës, erdhën në Kosovë me rastin e përvjetorit të 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s.

    Clinton dhe Albright, janë pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!