×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëjetoi me një të mitur dhe e goditi me rrip, paraburgim ndaj të dyshuarit në Prizren

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 16:19

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.06.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.07.2021, ndaj të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe lëndim i lehtë trupor


    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit L.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    – Se në periudhën kohore nga janari i vitit 2021, e deri më 07 qershor, i pandehuri i moshës madhore bashkëjeton në një bashkësi jashtë martesore  me personin të miturën e cila është në mes të moshës katërmbëdhjetë – gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

    – Kurse me datë 5 qershor, i pandehuri L.B., pas një mosmarrëveshje paraprake shkakton lëndime të lehta trupore e cila ka rezultuar me dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të dëmtuarës – së mitur, në atë mënyrë që pasi e mitura kërkon që të ndahet, i pandehuri L.B., e shtyn për muri të dëmtuarën dhe me rrip e godet dy tri herë në shpatullën e këmbës ashtu që e dëmtuara pëson lëndime të lehta

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjyqtarja e procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, dhe dënimit i cili parashikohet për këto vepra penale i pandehuri mund të vendos të fshihet në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale.

    Po ashtu ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, sepse nga përshkrimi i rastit ku i pandehuri përveç se në mënyrë të kundërligjshme ka jetuar me të miturën i njëjti edhe e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, pasojat që i sjellë kjo vepër penale janë të natyrës së rëndë dhe të drejtuar ndaj të miturës si viktimë e ndjeshme dhe e pa mbrojtur, nga sjellja e mëparshme e të pandehurit i cili e ka pranuar edhe vetë se ka qenë i paraburgosur për një vepër tjetër të natyrës së rëndë më herët,  andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri lihet në liri do të përsëris ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre me pasoja më të rënda si dhe lënia në liri në këtë fazë të procedurës do të kishte ndikim negativ në rrethin shoqëror ku jeton i pandehuri.

    Nga të lartë cekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale.

    Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!