Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme Carl Bildt ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth mospjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në takimin e Washingtonit.
”Ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë rreth marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Bildt.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi anuloi dje pjesëmarrjen e tij në takimin e Uashingtonit, ftesë të cilën e kishte bërë ditë më parë emisari special amerikan për dialogun Richard Grenell.
Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit, ku Prokuroria Speciale dorëzoi ndaj tij aktakuzë në Gjykatën Speciale.
Si rezultat i këtij zhvillimi të papritur, edhe Kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë, me arsyen që delegacioni i palës kosovare pa Presidentin Hashim Thaçi është i përgjysmuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.