×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëluftëtari i Mujë Krasniqit i zhgënjyer pasi Qeveria Kurti anuloi konkursin ku ishte pranuar në punë

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 20:24

    Bashkëluftëtari i heroit Mujë Krasniqi, Ali Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook¸ ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ua pagoi rrymën serbëve të veriut në vlerë prej 11 milionë eurosh, ndërkohë që qeveria anuloi konkursin në të cilin ishte pranuar në punë.


    Gashi tha se është pranuar në PTK nga një konkurs i hapur në janar të këtij viti. E pasi doli i pari në listë, Gashi kishte për t’ia filluar punës me 1 maj.

    Dicka e tillë nuk ndodhi sepse u njoftua që qeveria e ka prishur konkursin, me arsyetimin se s’kanë buxhet për punëtorët e rinj.

    Në momentin që Aliu dëgjoi arsyetimin e qeverisë, shkruan se iu kujtua se si qeveria pagoi 11 milionë euro për shpenzimet e energjisë në veri të vendit.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

    Nuk dua t’a luaj rolin e viktimës sepse nuk më pëlqen ai rol.

    Është hera e parë që konkuroj për një punë të shtetit, shtetit për të cilin po besoj që dhash kogja shumë kontribut në të kaluaren time të lavdishme.

    Ky konkurs në PTK u hap në Janar të këtij viti, dhe unë aplikova në mënyrë të rregullt, pastaj u ftova për intervistë me shkrim dhe në intervistë me gojë, tani pas një kohe komisioni e bëri vlerësimin dhe e ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve që janë pranuar në punë, në këtë list me Nr.1 jam unë, dhe sipas rregullave punën kemi pasur për t’a filluar nga fillimi i muajt maj.

    Dje isha në PTK për t’u informuar se kur duhet të dal në punë, dhe aty më njoftuan me keqardhje se konkursi është prishur me vendim të Qeverisë me arsyetimin se gjoja nuk kemi buxhet për puntorë të rinj, aty mua menjëherë mu kujtua ndarja e 11 milion eurove për serb të veriut, u befasova dhe ende nuk e kam të kjartë si është e mundur të veprohet kështu, a mos vallë kështu e paska në plan Qeveria t’a luftoj papunsinë!

    Nuk dua t’a luaj rolin e viktimës sepse nuk më pëlqen ai rol. Është hera e parë që konkuroj për një punë të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!