Bashkëpunimi dhe ruajtja e stabilitetit në Kosovës kanë qenë temat kryesore në takimin që ka zhvilluar sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me zëvendëskomandantin e KFOR-it, Brigadier General Cahit Irican.
Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi Policia e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it Brigadier General Cahit Irican, me të cilin diskutuan për situatën dhe sigurinë në vend, e po ashtu edhe për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Kosovë. Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të vazhdoi të punoi ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.”, thuhet në njoftim.