Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua në Rahovec, ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj saj.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 08:50 dhe është iniciuar si “Dhunë në familje”.
“Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.