Me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu, ka folur për benefitet e agjërimit.
“Agjërimi është pastrim edhe shpirtëror edhe fizik për njeriun, ashtu siç e cilësojnë edhe sociologët e mjekët, që me të vërtetë agjërimi lë gjurmë shumë të mirë te njeriu”, ka thënë ai.
Tutje Sejdiu ka deklaruar se Ramazani është muaj i solidaritetit dhe afërsisë.
“Koncentrimi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka qenë shpërndarja e pakove ushqimore dhe ndihmave për jetimët dhe skamnorët. Më shumë se katër mijë janë shpërndarë vetëm në prag të muajit të Ramazanit, edhe mijëra të tjerë do të shpërndahen”, ka deklaruar Sejdiu. /RTK
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.