×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkim Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 20:02

    Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në këtë komunë.

    Ramosaj lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shprehu falënderimet e tij për zgjedhjen kryetar i kësaj dege.

    “Sot u mbajt Kuvendi IX zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan. Falënderim të veçantë për liderin tonë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, që na nderoi me prezencën e tij sot. Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

    “Vazhdojmë bashkë për Deçanin! Na prift e mbara!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!