Tashmë është e qartë që BE mban qëndrim neutral karshi statusit të Kosovës për shkak se 5 shtete nuk e njohin pavarësinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot po qëndron në Bruksel dhe atje ditën e ka nisur me një takim me Presidentin e BE’së Donald Tusk. Me shefin e BE’së, ka shtrënguar duart dhe ka bërë fotografi ndërsa në sfond ka qëndruar i ekspozuar vetëm flamuri i BE’së.
Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, presidenti Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ndërsa pritet ta takojë edhe komisionerin për Zgjerim nga Bashkimi Evropian Johannes Hahn.
Gjatë këtyre takimeve, kreu i shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.