Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar për një bastisje që e kanë kryer në një objekt në qendër të Prishtinës, përcjell Reporteri.net.
Në komunikatë thuhet se ka dyshime qe në atë objekt janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, thuhet në njoftim.
Prokuroria dhe Policia kanë thënë se për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftojnë me kohë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.