×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastisja në shtëpinë e Krasniqit, reagon deputeti i Nismës: Do t’i fitojmë betejat e radhës

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 9:59

    Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ka reaguar pas bastisjeve të Speciales në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit.


    Shala në Facebook ka publikuar një fotografi me Krasniqin, ku shkruan se janë gati për t’i fituar betejat e radhës.

    “Ne jemi gati për t’i fituar betejat e radhës, cilado qofshin ato”, ka thënë Shala.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

    Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

     

    Ndryshe, forcat e shumta policore nga njësia e EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!