Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.
Gazeta online merr vesh se hetuesit e këtij njësiti kanë qëndruar në katin ku ndodhet Zyra e Prokurimit në objektin e kësaj Ministrie.
Bastisja e cila tashmë ka përfunduar, vjen disa orë pasi u raportua se Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për largimin e mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku më parë e kishte pasur selinë AAK-ja, në Ulpianë.
Në lidhje me këtë raportim gjatë ditës Ministria e Bjuqësisë doli me një reagim duke i quajtur shpifje këto raportime./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.