Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të armëve të sekuestruara në bastisjet që u kryen sot në veri të vendit, shkruan Reporteri.net.
Sveçla tha se në një punëtori atje modifikoheshin armë të llojeve të ndryshme.
“Në po atë lokacion dhe në të tjerë janë gjetur armë të llojeve të ndryshme, municion dhe armë në proces të modifikimit.”, ka deklaruar Sveçla.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Reporteri.net se janë arrestuar dy persona.
“Kemi asistuar Drejtorin kundër krimit të organizuar me bastisje në tri lokacione në lidhje me armë ilegale. Një lokacion në Zveçan dhe dy në Mitrovicë Veri. Dy të arrestuar për momentin dhe në lokacionin e fundit ende jemi aty”, ka deklaruar Elshani. /Reporteri.net
Bastisje në tri lokacione në veri, dy të arrestuar – Elshani jep detaje
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.