Policia e Kosovës për momentin është duke bërë kontrolle në të paktën pesë lokacione pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Siç bëri të ditur Policia në një njoftim për media, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.
Policia njofton se operacioni është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit.
Cak i bastisjeve u raportua se janë pronat e Radoiçiqit në veri.
Mediumi N1, raporton se është kontrolluar në objekti ku ka jetuar Milan Radoiçiq para se të largohej nga Kosova.
Aty siç raportohet janë konfiskuar tri vetura luksoze, dy prej tyre me targa të Beogradit.
Sipër kësaj ndërtese ndodhet edhe restoranti “Grey”, i cili është në pronësi të gruas së Radoiçiqit.
Pamjet e veturave të konfiskuara janë publikuar nga Kossev. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.