×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu: Kadri Veseli ka kërcyer nga helikopteri pa parashutë

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 22:07

    Gazetari Baton Haxhiu sërish ka deklaruar se Kadri Veseli ka kërcyer nga një avion ushtarak që të nisej për në luftë bashkë me shokët e tij.


    Ai sonte ka thënë se Veseli ka kërcyer nga helikopteri pa parashutë.

    Haxhiu më tej vazhdoi të thur lavde për Veselin duke thënë se heroizmi i Veselit nuk është i rastësishëm.

    “Kadri Veseli ka ec p.sh. me shumë se me 10 pushkë për brezi, pesha e tyre ka qenë më e madhe se pesha e trupit. Ky heroizmi i tij nuk është i rastësishëm. Ai e ka rrezikuar jetën edhe me u tallë dikush”, ka deklaruar Haxhiu në kanal10, shkruan Reporteri.net.

    Deklarimi i Haxhiut për kërcimin e Veselit nga helikopteri ditë më parë u bë ‘gallatë’ në rrjetet sociale dhe vazhdon ende. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!