×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Baton Haxhiu tregon se çka bisedon me Thaçin në telefon: E pyesim njëri tjetrin si je, Thaçi lexon libra në Hagë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 12:15

    Publicisti dhe gazetari Baton Haxhiu, ka treguar së fundi se ai po bisedon shpesh me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili gjendet i paraburgosur në Hagë si shkak i aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.


    Baton Haxhiu ka qenë i ftuar ditë më parë në emisionin “Zone e Lirë”, ku edhe është pyetur se a ka kontakte me ish–presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ai ka thënë se biseda që e bëjnë me të është shumë e shkurtër dhe vetëm pyesin njëri-tjetrin se si janë.

    “Nuk ka asnjë mundësi të flasësh më shumë se si je?, çka po bën? Për arsye se telefonin që e ke brenda, që e sjell për të telefonuar dikë, je i incizuar”, ka bërë të ditur Haxhiu.

    Tutje ai ka rrëfyer edhe një detaj, duke thënë se Thaçi po lexon libra dhe se është mirë.

    “Mirë është, po lexon libra, brenda e ka edhe një televizor”, ka thënë Haxhiu, shkruan Metro.

    Më poshtë rrëfimi i tij i plotë rreth bisedave me ish-presidentin Thaçi.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!