Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që shprehet e bindur se do t’i marrë mbi 50% të votave të elektoratit.
Edhe disa sondazhe e qesin VV-në si parti që mund të arrijë 50% dhe ta kalojë atë.
Por gazetari Baton Haxhiu nuk beson se partia e Albin Kurtit mund të arrijë këtë përqindje.
Haxhiu beson se VV më së shumti mund të fitojë 43 deputetë.
“Maksimumi që mund të arrijë VV me Vjosa Osmanin është 38-39% dhe 41 deri 43 deputetë”, ka thënë Haxhiu në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se pas zgjedhjeve problem nuk është bërja e qeverise, por zgjedhja e presidentit të vendit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.